Pesë raste të përfshirjes nga zjarri në Rahovec, Gjakovë dhe Vushtrri gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të përfshirjes nga zjarri, të cilat kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Rahovec, Gjakovë dhe Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se zjarret janë shuar.

Ndërkaq, nga këto raste, nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimet e PK-së:

Rahovec: Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri një shtallë ku janë djegur rreth 300 balla bari i thatë dhe komplet shtalla. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Fshati Berjahë, Gjakovë: Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin hamulloreve të grurit në arën e tij të cilat ankuesi me pas vet i kishte shuar.

Fshati Palluzhë, Rahovec: Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e pyllit prej 10 hektarësh pronë e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Fshati Shtitaricë, Vushtrri: Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një fushë me ç’rast zjarri është përhapur edhe në pllacin e tij në të cilin kishte mbetje të automjeteve dhe automjete jashtë përdorimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Fshati Dumnicë e Poshtme, Vushtrri: Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasoj e rrjetit elektrik i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Të ngjashme