Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë realizuar 249 teste, prej të cilëve pesë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve: dy raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë një, Tetovë një, Prilep një.
Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 1.511 të infektuar.
Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe shtatë nga Manastiri.
Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 945.
Brenda 24 orëve të fundit dy raste tjera me Covid-19 në vendin tonë kanë përfunduar me fatalitet. Një viktimë është nga Kumanova kurse viktima tjetër nga Struga.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 84.