Ka shkuar në 64 numri i personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, nga 697 teste të kryera.
Regjistrohen sot 5 raste të reja, tre prej tyre shtetas italianë, një 80 vjeçar dhe një 42-vjecar nga Kavaja. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 32 pacientë.
Shpërndarja e rasteve sipas qyteteve
Tiranë 45 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Kavajë 2 raste
Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali, atje ku virusi është përhapur frikshëm. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur/BW.