Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën, nga 223 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 225.148.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
30 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148. Në total numri i rasteve aktive është 66.