Nuk kisha për qëllim të shkruaja një roman për Luftën e Parë Botërore. Por protagonisti i projektit tim të parë, që zë vend në Vjenë në mes të luftës, kishte nevojë për një histori përcjellëse. Kështu që kërkova më shumë për luftën, ashtu sikur shumëkush para meje, dhe e gjeta veten të zhytur në konflikt. Shumë shpejt lufta u bë pjesa qendrore e librit tim, “The Winter Soldier”.
Lufta e Parë Botërore ende përshkon imagjinatën tonë. Madje edhe në Kaliforni jam rritur me imazhet e istikameve dhe telave me gjemba të lidhur në fushat me baltë. Por lufta, ashtu siç paraqitet në librin tim, doli t’i ngjajë diçkaje shumë ndryshe.
Si fillim, romani zë vend në një fushë në spital në kishën e sekuestruar në Malet Karpate, e që duket shumë ndryshe nga ajo që kisha imagjinuar për Luftën e Parë Botërore.
Fronti lindor, me fushat e mëdha, malet dhe kënetat, kishte më pak istikame krahasuar me perëndimin. Këtu mund të gjesh forcat e kalorësve që ta kujtojnë Tolstoyin, herë pas here duke u përplasur me armët më të reja të ushtrive gjithnjë më të industrializuara.