Pesë të arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona të nacionalitetit serb janë arrestuar të martën në Graçanicë, nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nisur hetimet që kanë rezultuar me arrestimin e pesë personave pas deklaratave publike të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme