Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në Potërq të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës tha se pesë persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.