Nga 3,088 testime të kryera për COVID-19 në Shqipëri, 678 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë vdekur pesë të infektuar.
Ndërkaq, janë shëruar edhe 457 persona.
Deri tash, në Shqipëri me koronavirus kanë rezultuar 69,916 qytetarë, aktivë janë 26,194 raste.