Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të enjten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e Covid-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 660 raste të reja pozitive.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Shqipëri është rritur në 1.261, kurse i te prekurve me Covid-19 nga fillimi i pandemisë, në 65.994.
Raste aktive, sipas MSH të Shqipërisë, janë 25.487.