Pesë raste të vdekjes dhe 85 raste pozitive me Coronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, në konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Numri total i rasteve pozitive është 14 204 raste nga 54 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 993.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.