Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 44 të tjerë janë lënduar pas një vargu tërmetesh në Iranin jugor të shtunën, sipas agjencisë së lajmeve FARS.
Katër tërmete të veçanta u regjistruan pranë qytetit port jugor të Bandar-e Lengeh, duke përfshirë një të regjistruar me magnitudë 6.1, sipas faqes së internetit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), raportoi CNN të shtunën.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Iranin jugor.
Dymbëdhjetë fshatra në provincën përreth Hormozgan u dëmtuan, raportoi FARS.
Dëmet më të shumta ndodhën në fshatin Sayehkhosh, ku shumë shtëpi u shkatërruan, raportoi media shtetërore iraniane IRNA, duke cituar zyrtarë lokalë.
Pesë fshatra humbën energjinë për shkak të tërmeteve, thanë zyrtarët.