Pesë të vdekur në Gjermani si pasojë e një zjarri

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Zjarrfikësit gjermanë thonë se pesë vetë, duke përfshirë katër fëmijë dhe një i rritur kanë vdekur si pasojë e një zjarri në shtëpinë e tyre në qytetin jugor të Nurembergut.

Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve “DPA” se morën një telefonatë emergjente në orën 3 të mëngjesit dhe kur arritën në shtëpi, gjysma e katit të parë ishte tashmë e kapluar plotësisht nga flakët.

Katër të rritur ishin në gjendje të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo shumë të rënda.

Zjarrfikësit thonë se një foshnje dhe tre fëmijë të tjerë, moshat e të cilëve ishin 4, 5 dhe 7 vjeç si dhe një grua 34 vjeçare ishin lart ndërtesës vdiqën si pasojë e zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme