Pesë të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë së dëborës

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vdekur pesë persona nga motit i ligë.

Këta persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve që u s shkaktuan nga rrugët e rrëshqitshme në Kansas dhe Missouri.

The Guardian thotë se njësitë policore të autostradave në Missouri kanë njoftuar se qarkullimi është vështirësuar dhe se vonesat për të arritur në destinacione të caktuara mund të jenë deri në tetë orë.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshje më të mëdha të borës do të bien në Virgjinia. Guvernatori i Virgjinias, Ralph Northam, e ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbrëmjen e së shtunës në mënyrë që vendi të përgatitet sa më mirë për këto kushte atmosferike, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme