Së paku pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 180 të tjerë janë arrestuar nga policia për shkak të dhunës që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut kundër imigrantëve.
Disa zonë në këtë provincë janë përfshirë nga sulmet ksenofobike dhe vjedhjet nëpër dyqane që nga dita e diel.
Banorët e qytetit Jeppestown i refuzuan të martën thirrjet për kthimin e qetësinë nga ministri i policisë, Bheki Cele.
“News24” raporton se banorët e këtij qyteti janë zotuar se nuk do t’i ndalin sulmet dhe se dhuna do të vazhdojë deri në fundjavë.
Komisioneri i policisë, Gjenerali Elias Maëela, tha se zyrtarët policorë e kanë identifikuar organizatorin e kësaj dhune dhe se ai do të arrestohet së shpejti.
Policia tha gjithashtu se është duke i vëzhguar bandat kriminale, të cilat po përpiqen ta shfrytëzojnë situatën aktuale për vjedhje dhe rrëmbime të mallrave nëpër dyqane, shkruan “Neës24”.