Pesë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Louisiana të Shteteve të Bashkuara. Një person tjetër që ishte në këtë aeroplan mbijetoi.
Gjatë rrëzimit, aeroplani e goditi një veturë, duke e lënë të lënduar vozitësin e saj. Të lënduar mbetën edhe dy kalimtarë të rastit.
Aeroplani u rrëzua menjëherë pasi u ngrit në ajër. Nga shpërthimi i aeroplanit në zjarr u thyen xhamat e një zyre postare që ndodhej afër vendit të aksidentit.
Njëra prej viktimave është identifikuar si Carley Ann McCord, e cila punonte si gazetare sportive. Vdekjen e konfirmoi bashkëshorti i saj.
Kevin Jackson, banor lokal, tha: “Ndodhesha jashtë para se të ndodhte aksidenti. Pashë se aeroplani qëndronte afër tokës dhe nxirrte shumë tym. E dija që diçka nuk ishte në rregull. Hyra në shtëpi dhe e dëgjova një shpërthim të madh.”
Guvernatori i Louisiana-s, John Edwards, tha se është duke u lutur për familjet dhe miqtë e të gjithë personave të prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme, shkruan “BBC”, transmeton express.