Të paktën 5 persona raportohen të vdekur në Bahamas si pasojë e uraganit Dorian.
Stuhia e fuqishme ka shkatërruar me qindra shtëpi duke lënë shumë banorë në qiell të hapur.
Dorian është drejtuar për në Florida dhe siç raportohet miliona amerikanë kanë marrë urdhrin evakuim i detyrueshëm.
Sipas sinoptikanëve Florida goditet të martën nga uragani i cili është në shkallën 5 të fortësisë dhe erërat arrijnë në shpejtësi 285 km/h.