Pesë viktima dhe 672 të infektuar me COVID, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq janë shënuar 672 raste të reja.

Janë 7 mijë e 431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 494 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172 mijë e 958 që nga fillimi i pandemisë/TCh

Të ngjashme