Pesë vite burg për burrin që shkeli karantinën e infektoi 8 persona me Covid

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një burrë u dënua me 5 vite burg sepse nuk respektoi rregullat e karantinës anticovid dhe ua shpërndau virusin të tjerëve, raporton media shtetërore në Vjetnam.

Le Van Tri, 28 vjeç u dënua më 6 shtator për “përhapjen e sëmundjes së rrezikshme”, në gjykatën e Popullit në provicën e jugut  të Ca Mau.

Vjetnam ka qenë një ndër shtetet me histori më të suksesshme për përballimin e koronavirusit, kjo falë testimit masiv dhe masave të forta shtrënguese.

Të ngjashme