Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jtë akuzuar për korrupsion, duke i dënuar me pesë vjet burgim (së bashku) lidhur me akuzat për korrupsion.
Në këtë rast, ngarkoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E akuzuara tjeter për shkaqe shëndetësore procedura penale ndaj saj është veçuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi ndaj tre të të akuzuarve u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit T me nga dy vjet burgim, kurse e akuzuara tjeter me një vit burgim.
Gjykatësja Bytyqi ndaj tre të akuzuarve shqiptoi edhe dënim plotëues- ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose shërbim publik në kohëzgjatje prej tri vitesh, pas përfundimit të dënimit me burg.
Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzuan në kontest të rregullt juridiko-civil.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 shtatorit 2019, ata akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtarë nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.