Peshëngritësi që përfaqëson Kosovën zë vendin e pestë në Botëror

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Peshëngritësi Kianoush Rostami ka debutuar mbrëmë për Kosovën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes,

Rostami zuri vendin e pestë në kampionatin që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

“Peshëngritësi ynë, ngriti në total 377 kg. Ai i ngriti 172 kg. në shkëputje dhe 205 në shtytje”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

“I urojmë suksese Rostamit edhe në garat e ardhshme”.

Të ngjashme