Peshqirët, kozmetikën dhe aparatet e rrojes assesi nuk bën t’i mbani në banjë

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Shumica e njerëzve mbajnë peshqirët, kozmetikën dhe aparatet e rrojës në banjë, mirëpo kjo në të vërtetë nuk është fare zgjidhje e mençur

Dallimet e temperaturës dhe lagështisë mund të prishin cilësinë e tyre dhe t’ua shkurtojnë afatin e qëndrueshmërisë.

Prandaj ekspertët këshillojnë që produktet e caktuara të mos i mbani në raftet e banjës. Zhvendosni në vend të thatë dhe të ftohtë.

Objektet të cilat nuk duhet të jenë në banjë

Peshqirët do të jetë më mirë t’i mani në dollap. Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në gardërobë, përpiquni që në banjë të keni ventilim të mirë dhe që vazhdimisht ta ajrosni.

Meqenëse kozmetikën duhet ta ruani në temperaturë dhome, banja assesi nuk është zgjedhje për të.

Brushat e grimit posaçërisht tërheqin brenda vetes bakteret dhe myku, po ashtu edhe llaku i thonjve dhe parfumet.

Gjithashtu, në banjë nuk duhet lënë as stolitë, sepse lagështia shkakton dëmtim më të shpejtë, si edhe as aparatet e rrojës, sepse lagështia dhe avulli i topitin dhe ua përshpejtojnë procesin e oksidimit, thekson revista “Good Housekeeping”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme