Pësoi lëndime të rënda në aksident, vdes një femër në Spitalin e Prizrenit

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se një femër ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Prizren, pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku në muajin e kaluar.

Me 06.10.2019 është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme