Pësoi lëndime të rënda pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, detaje nga QKUK-ja

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime të rënda pas shpërthimit të një bombole oksigjeni në fshatin Nikaj, në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për media se gjendja e të lënduarit është stabile, megjithëse ai ka pësuar lëndime të rënda dhe pritet të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Toraksit.

“Gjendja stabile, por me lëndime të rënda. Po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente. Sipas gjitha gjasave do ta vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla.

Të ngjashme