Nuk i kuptoj njerëzit, ata padyshim kanë probleme me dallimin e madh në moshë. Neve kjo gjithsesi nuk na intereson shumë, dallimi në moshë nuk na pengon fare, tha Pete Davidson (25) në emisionin “Saturday Night Live”, duke iu referuar kështu lidhjes ende të freskët me aktoren 20 vjet më të vjetër Kate Beckinsale (45).
Pasi e prishi fejesën me këngëtaren Ariana Grande (25), Davidson shumë shpejt filloi të takohej me aktoren britanike, derisa kjo është hera e parë që ai vendosi të komentojë për lidhjen që ka shkaktuar reagime të forta në mesin e adhuruesve të tij, sidomos në mesin e adhuruesve të Kate, shkruan KOHA Ditore.
“Pse të duhej kjo, Kate? Në vend se ta gjesh të dashurin të moshës tënde, ti më me dëshirë hyn në lidhje me djem të rinj. Turp të kesh”, – është vetëm një nga komentet që adhuruesit e bënë në llogari të aktores pasi që u kuptua për lidhjen e tyre.
“Kate është shumë e lumtur me Davidsonin. Ata kanë sens të ngjashëm të humorit, kalojnë shumë mirë së bashku dhe Kate vazhdimisht qesh sa herë që është në shoqëri të tij”, – tha një burim i afërt i aktores për revistën “People”.
Nuk është fenomen i rrallë që Kate pëlqen të dalë me meshkuj më të rinj, ndërsa shumica para Davidsonit e kritikuan se nuk sillet si nënë, por si motër e madhe e vajzës së saj. Sidoqoftë, Beckinsale padyshim nuk i sheh komentet e këqija të adhuruesve të saj, por ende e shijon shoqërinë e të dashurit të ri.