Organizatat e shoqërisë civile që merren me çështjet e arsimit parauniversitar kanë përpiluar një peticion, me të cilin kërkohet të ndërmerren veprime urgjente për reformimin e sistemit arsimor, raporton Ekonomia Online.
“Për shpëtimin e arsimit” e kanë quajtur nismën e tyre, për të cilën kanë filluar mbledhjen 10 mijë nënshkrimeve.
Drejtori i organizatës ORCA, Rron Gjinovci, tha për Ekonomia Online se kërkesë e tyre është “shpëtimi i arsimit”. Kërkesë të veçantë, Gjonivci tha se e kanë pensionimin e parakohshëm vullnetar për shkak të sëmundjeve të ndryshme.
“Ky peticion është iniciativë e 14 organizatave joqeveritare të cilat po kërkojnë vendit me i bo disa ndryshime edhe një ligj të ri, për me e mundësu pensionimin e parakohshëm vullnetshëm të arsimtarëve, prej moshës 55-65 vjet. Ka plotë arsimtarë që kanë sëmundje të ndryshme kronike, që edhe kanë lodhje të madhe për punën e gjatë që kanë bo të cilët është mirë me u mundesu pensionimin e parakohshëm. Është krijimi i infrastrukturës ligjore që shkollat që kanë shumë pak nxënës ku fëmijët mund të jenë edhe më pak se 5 nxënës në klasë, nuk zhvillohen mirë pra ato shkolla mu mbyll mu mundësu transporti i arsimtareve i arsimtarëve nëpër shkolla tjera edhe mu investu më mirë në ato shkolla edhe me bo vlersim të përvitshëm të përformancës së mësimdhënësve edhe me dit ku kemi arsimtarë të mirë, ku duhet me investu ma shume me dërgua më shumë trajnime e sene tjera, për krejt këto duhet me i mbledh 10 mijë nënshkrime me i kërku Kuvendit që me bo ndryshime ligjore e me u mundësu këto reforma”, tha Gjonivci, teksa tregoi se sa nënshkrime kanë arritur t’i mbledhin deri më sot.
“Na si organizata kemi vendos që këtë javë mos me lajmërua shumë, mos me i përdor rrjetet sociale as kurrgjë deri tash që tri ditë prej të hënës janë bërë 1000 nënshkrime që i bie për 10 javë i bëjmë 10 mijë nënshkrime plus që jemi duke fol vetëm për një pikë në qendër të qytetit kur të fillojmë me shpërnda edhe pika tjera besojmë që kena me mbërri shumë ma shpejt”.