Petkoviq akuzon ndërkombëtarët: Bashkëpunuat me Kurtin në okupimin e veriut

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për ngjarjet e djeshme të ndodhura në veri të Kosovës.

Petkoviq ka përmendur reagimin e KFOR-it, duke thënë se në vend të “tweet”-eve dhe reagimeve të ashpra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”.

Ai tutje ka thënë se pas kësaj ata duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.

Prandaj tani i takon përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, në vend të tweeteve dhe njoftimeve të ashpra, që fillimisht t’i shpjegojnë popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata, e më pas të ndërmarrin masa dhe hapa konkretë që Kurti të tërheqë pushtuesit e tij. nga veriu i Kosovës.” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, Petoviq ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpunëtor i Kurtit në okupimin e veriut”, shkruan KoSev.

Të ngjashme