Pas konfirmimit se një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, ka ardhur një reagim nga Serbia.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dënuar aktin duke thënë se ky sulm nuk lidhet asgjë me serbët.
“Fuqishëm e dënojmë këtë sulm mbi Shërbimin Policor të Kosovës, sikurse edhe sulmet e mëparshme të cilat e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”.
“Rritja e tensioneve, veçanërisht në veri, nuk ka ASGJË të bëjë me serbët. Por, ka të bëjë me nevojën për të njollosur ata. Pyeteni veten, kush përfiton nga kjo?”.