Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë së Serbisë, Petar Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është më mirë të përgatitet për dialog në Bruksel sesa të vinte në veri të Kosovës.
Sipas Petkoviqit, Kurin në Bruksel po e presin bisedime të vështira për të gjitha çështjet e hapura.
“Ai do të duhet të përgjigjet para ndërmjetësuesve evropian pse të kthyeres së vetme në Gjakovë, Dragica Gashiq, nuk iu lejua një jetë dinjitoze”, tha ai.
Petkoviq i bëri thirrje Kurtit të mos e vizitojë veriun e Kosovës.
“Ne e kuptuam mesazhin e tij se ai është i gatshëm për gjithçka, ne thjesht i kërkojmë që të mos luajë me çështjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe le ta kujtojë atë që njerëzit mendojnë për të, kur ai u përpoq të ecte nëpër këtë pjesë në fillim të vitit”, tha Petkoviq.