Petkoviq: Kurti po mashtron, s’ka afat të caktuar për marrëveshje – tik-taku po bie vetëm për Asociacionin

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se pranvera e vitit 2023 është afati për arritjen e marrëveshjes për normalizim me Serbinë.

“Kurti është duke mashtruar publikun para fytyrës. Faktet janë që nuk ka kurrfarë afati të paracaktuar për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur Petkoviq, raporton Tanjug.

“I vetmi tik-tak që po bie është ai për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se ‘afati’ ekziston vetëm në kokën e Kurtit”.

Të ngjashme