Petkoviq: Nga sot nis epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të Brukselit, Kurti ta pranojë këtë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Delegacionit të Serbisë për bisedimet në Bruksel, Petar Petkoviq, është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes lidhur me targat.

Ai ka thënë se që sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga të dyja palët, transmeton Klankosova.tv.

“Duke nisur nga marrëveshja për targat, ajo për Bashkësinë e Komunave Serbe do të jetë temë në takimin e ardhshëm”, ka thënë Petkoviq.

“Pas dy ditësh të vështira negociatash, arritëm marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur”.

“Nga sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel prej kohësh dhe ky është realitet që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më parë që të jetë e mundshme”.

Të ngjashme