Petkoviq para takimit në Bruksel: Pa Asociacion nuk ka as normalizim të marrëdhënieve

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Homologu serb i Besnik Bislimit, Petar Petkoviq, para takimit në nivel kryenegociatorësh thotë se pa themelim të Asociacionit “nuk ka as normalizim të marrëdhënieve” ndërsa vazhdoi të akuzojë palën kosovare për ikje nga dialog.

“Për neve kompromisi nuk është fjalë e shëmtuar e as e ndaluar, mbase është kështu për Prishtinën, sepse po qe se duam marrëveshje, duhet të takohemi diku në mes”, tha Petaer Petkoviq, siç e citoi ‘Kosovo-Online’.

“Krejt çka po ndodh në terren nga ana e Prishtinës, është që kur ata e shohin që po vazhdohet dialogu, ndërmarrin hapa përshkallëzues sepse duan të mënjanojnë temat që i kanë obligime”, ka thënë mes tjerash ai.

Të ngjashme