Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka uruar Millan Radojeviqin për rezultatet e djeshme në garën për Kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe Listës Serbe për siç tha “një fitore tjetër bindëse të harmonisë dhe unitetit serb”.
“Jam i lumtur sepse me këtë fitoi politika e Republikës së Serbisë në Kosovë dhe edhe një herë mori mbështetje bindëse nga qytetarët”, raporton Tanjug.
Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq, ka fituar në Komunën e Mitrovicës së Veriut me 82.86 për qind të votave.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati Erden Artiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq 2.92 për qind të votave.