Petkoviq: Raundin e ri të bisedimeve e nisim me Asociacionin

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se raundi i ri i dialogut teknik me Prishtinën do të fillojë me temën e mosformimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Petkoviq tha se nesër bëhen saktësisht 3,000 ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe se sipas tij “Prishtina nuk ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes dhe gjashtë pikat e para që i referohen Asociacionit.

“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne, ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është një çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm një çështje politike por edhe një çështje e civilizimit,” tha ai për TV Happy, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, një nga temat do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sepse, siç thotë ai, Prishtina po e abuzon atë, si dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara.

Të ngjashme