Petkoviq rikujton ndihmën e Beogradit për shëndetësinë e serbëve në Kosovë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndodhet për një vizitë dyditëshe në pjesën veriore të Kosovës, njoftojnë mediat serbe.

Sipas këtyre burimeve, ai sot ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e veriut dhe me këtë rast ka thënë se “Duam në Serbinë qendrore, edhe në Kosovë e Metohi, kudo të ndihmojmë sistemin tonë shëndetësor”, transmeton Koha.net.

“Shteti i Serbisë do të dijë t’ua kthejë borxhin edhe më shumë e më mirë për gjithë atë që keni bërë e po bëni. Ne ia kemi dalë të lejojmë në Kosovë (e Metohi) 70 vende pune për mjek dhe për 200 infermiere, se këtu janë pranuar 45 mjekë dhe mbi 83 infermiere. Fakti se tash kemi shpallur konkursi edhe për 38 infermiere, flet më së miri sa jemi të përkushtuar për ju, sa kemi kujdes t’u ndihmojmë”, është shprehur Petkoviq.

Ai ka mbajtur një takim me udhëheqjen më të ngushtë të Shtëpisë së Shëndetit, ndërkohë ka paralajmëruar një varg takimesh në Mitrovicën e veriut, në Banjskë e Zubin Potok, ndër të tjera edhe me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës veriore, pastaj me rektorin e Universitetit të Prishtinës, siç e quan ai Universitetin me mësim në gjuhën serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, pastaj do të vizitojë disa objekte fetare serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme