Petkoviq vazhdon “vajtimin” pë Kosovën

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë njërit nga propaganduesit më të ashpër kundër Kosovës, patriarkut serb Profirje, menjëherë pasoi “vajtimi” i pritur i drejtorit të të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili thotë se me këtë “serbëve në Kosovë i është ndaluar e drejta për jetën fetare!?”.

“Me ndalimin e qëndrimit të Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Porfiri në Patriarkanën e Pejës, populli serb në Kosovë, pasi mohoi një varg të tërë të të drejtave themelore të njeriut, hoqi edhe të drejtën e jetës fetare, ka pretenduar Petkoviq, i cili edhe vet është me profesion prift ortodoks.

“Reagimi i qetë dhe i krishterë i patriarkut ndaj ndalimit të shkuarjes së tij në Kosovë, i ndjekur nga lutja e tij për paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, konfirmon edhe një herë se sa korrekte dhe e drejtë është lufta e popullit serb për mbijetesë në Kosovë dhe shkallën e dhunës në të cilën po ekspozohet populli ynë”, ka pretenduar ai.

“A do të qëndrojë e heshtur përballë kësaj dhune të paprecedentë Evropa e Krishterë, në një kohë kur feston kolektivisht festat e Krishtlindjeve dhe a do ta kapërcejë faktin që një kombi i krishterë në zemër të kontinentit është në fund të fundit i ndaluar t’i lutet Zotit”, përpiqet Petkoviq që propagandën e tij kundër Kosovës ta kthejë në fushën fetare.

Të ngjashme