Ushtruesja e detyrës e shefes së Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj, i ka reaguar kryenegociatorit të Serbisë në Dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i cili përdori gjuhë fyese ndaj presidentes Osmani.
Hollaj në një reagim në “X”, Petkoviqit i thotë se retorika e tij çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit.
“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë ‘mi”, qeveria juaj e krahasoi me ‘miza’ dhe tani ju e quani ‘qen’. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit, duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë – pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist”, është ky reagimi që Hollaj ka bërë në “X”.
Petar Petkoviq kishte shkruar se “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”
“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq.