Ministrai e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka mirëpritur sot (e martë) në takim artistin e njohur, Petrit Halilaj.
Ky i fundit ka bërë prezantimin e instalacionit të famshëm “Lule Mosmëharro 2020 -2021”, që do të ekspozohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
MKRS në një njoftim të bërë në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa detaje shtesë mbi takimin e sotëm.
Ky është postimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):
“Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm nderin të presim një prej artistëve më të mëdhenj bashkëkohor shqiptar,
z. Petrit Halilaj.
Arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është prezantimi i instalacionit të famshëm “Lule Mosmëharro 2020 -2021” nga z. Petrit Halilaj dhe z. Alvaro Urbano e cila do të hapet nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Austrada Bienale.
Ky instalacion do të jetë i hapur për publikun nga data 1 korrik deri më 11 shtator të këtij viti.
Petrit Halilaj është një prej artistëve që me punën e tij ka arritur suksese dhe është prezantuar në galeritë dhe vendet më të njohura të botës në fushën e artit. Ai punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë ndërsa puna e tij është e bazuar në dokumente, narativa dhe kujtime të lidhura me historinë e Kosovës.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Alvaro Urbano,Övül Ö. Durmusogl, Joanna Warsza dhe këshilltari i ministrit, Liburn Jupolli”.