Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta zgjidhin atë çështje më vetë, ka thënë Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i BE-së për Kosovën.
“Unë do të doja që BE-ja dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë në një temë kaq komplekse, e cila ka të bëjë me Evropën dhe është e rëndësishme për bashkimin e ardhshëm të Evropës, domethënë zgjerimin në Ballkan. Shpresoj që kjo të ndodhë”.
Petrich deklaron se ai nuk beson që SHBA-ja mundet të zgjidh këtë qështje vet, dhe se BE-ja është e nevojshme që të marrë pjesë në implementimin e çdo marrëveshje në mënyrë që ajo të zbatohet.
Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë theksoi se sukseset e politikës së jashtme janë gjithmonë të rëndësishme para zgjedhjeve në SHBA dhe kujtoi marrëveshjen e paqes për Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit
“Unë mendoj se është një model i administratës Trump. Ata duan të arrijnë normalizimin, por pyetja është nëse është e mundur për ta arritur atë kaq shpejt. Unë jam skeptik në lidhje me këtë, dhe duhet të kihet parasysh se zbatimi i çdo marrëveshjeje duhet të zbatohet nga BE-ja” , tha Petritsch, duke kujtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duan të anëtarësohen në BE dhe jo në Shtetet e Bashkuara.
Petrich pret që sot do të arrihet një marrëveshje ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës do të takimet e Washingtonit.
Sipas tij, do të ishte interesante të krijohej një zonë tregtare ndërkufitare, duke shtuar se kjo po shkon në drejtim të “mini-shengenit”.