Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili kishte marrë pjesë në negociatat e Rambujesë, ka thënë që Kosova duhet të lëvizë nga së qenit problem për Evropën, dhe të vazhdojë dialogun.
Ai tha se nuk ishte fare i lumtur kur BE-ja i vendosi masa Kosovës para tre vjetësh.
“Mund t’ju them se kur Kosovës iu vendosën sanksionet unë nuk isha aspak i lumtur për këtë, t’ju them të drejtën”, tha Wolfgang Petritsch në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Tani, gati 3 vjet pas vendosjes së sanksioneve, në një situatë kaq në ngecje në zhvillimin demokratik të Kosovës, tani po i kuptoj më mirë kritikët në Bruksel se sa që i kam kuptuar më parë”, tha ai.
Petritsch thekson se parakushti kryesorpër Kosovën është që të ketë një qeveri demokratike dhe të gjallë.
“Kështu që në këtë rast, krejt çka mund të urojmë, ose mund të uroj unë, është që Kosova pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të prodhojë një rezultat që do t’u mundësojë partive politike në Prishtinë të krijojnë Qeverinë”.
“Ju duhet të lëvizni nga së qenit problem për Evropën. Të bëni një zgjidhje për një problem në Evropë e sidomos në Ballkan. Duhet ta vazhdoni dialogun. Ndoshta duhet një qasje e re, por parakushti kryesor është që të ketë një qeveri demokratike dhe të gjallë”, deklaroi diplomati austriak./Klankosova.tv