Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se ka qenë shumë i befasuar për mënyrën se si është publikuar njoftimi për aktakuzë, e cila është e ende e pakonfirmuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Duke folur në një intervistë për RTK, ai ka thënë se ka qenë i befasuar për mënyrën e pazakonshëm se si Gjykata Speciale në Hagë ka vepruar me shpalljen e akuzave kaq të rënda
Ai tutje ka thënë se është mjaftë i shqetësuar me publikimin e tejet të pazakonshme të aktakuzës..
“Më lejoni të them se kam qenë mjaft i befasuar kur mësova për këtë mënyrë mjaft të pazakonjshme të shpalljes së akuzave kaq të rënda. Është e qartë që Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur. Kjo tashmë ka dalur, është bërë publike, është tejet e pazakonshme dhe jam mjaft I shqetësuar, sepse besoj se sundimi i ligjit dhe zbatimi i sundimit të ligjit është tejet me rëndësi. Shpresoj që Gjykata Speciale ka vepruar në këtë mënyrë”, ka thënë Wolfgang Petritsch.