Petritsch taksën e Kosovës ndaj Serbisë e quan “luftë tregtare”

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kjo është luftë e vogël tregtare, ka thënë ish – emisari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch lidhur me vendimin e Kosovës që ta rrisë taksën ndaj mallrave të Serbisë 100 për qind, transmeton Koha.net.

“Kjo masë duhet të hiqet sa më shpejt”, ka thënë Petritsch për agjencinë serbe tanjug duke shtuar, se ajo është krejtësisht në kundërshtim me rregulloret e e CEFTA –s dhe me parimet në BE.

“Kemi mjaft probleme me Kinën, SHBA-në dhe Evropën. Këto masa janë absolutisht kundër produktive në Ballkanin Perëndimor ku duhet të zgjidhjen çështjet e fundi të hapura, para së gjithash që përmes dialogut të arrihet zgjidhja ndërmjet Serbisë e Kosovës”, citon tanjug të ketë thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme