Petritsch: Zgjidhje evropiane për Kosovën, Kurti të mos e rrezikoj dialogun

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ish i dërguar BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch ka vlerësuar se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë evropiane.

Në dritën e përfshirjes në mënyrë të dukshme të Amerikës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Petritsch vlerëson se është e rëndësishme që Washingtoni, si fuqia numër një në botë, të tregojë interes për problemin, por tha se zgjidhja duhet të negociohet me Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja në atë rajon duhet të jetë evropiane. Jam i shqetësuar që nisma amerikane po ndodh në një kohë të vakuumit, përderisa  Komisioni i vjetër Evropian ende ekziston, dhe i riu do të duhej të niste punën”, tha ai në një prononcim për Tanjug.

Ish i dërguar BE-së për Kosovën thekson poashtu unioni duhet të jetë më aktiv për çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe të arrijë që SHBA-në ta përfshijë në aktivitetet e saj, sepse pa Washingtonin sipas tij, është e vështirë të arrihet një zgjidhje.

Duke vepruar kështu, ai beson se  BE-ja duhet të tregojë lidershipin e saj.

Petritsch gjithashtu tha se ishte i befasuar që blloku kishte qenë joaktiv për një kohë të gjatë, dhe çka çështja e Kosovës duhej të shpallet një çështje e rëndësishme evropiane.

“Unë nuk do të thosha që është një çështje e politikës së jashtme, por një çështje brenda-evropiane. Kjo duhet të dërgojë një sinjal se zgjidhja duhet të jetë evropiane, dhe ai sinjal ka munguar “, kritikoi ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i Vetëvendosjes Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që siç tha Petritsch të mos  “shkatërrojë” dialogun me Beogradin me deklaratat e tij, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se deklaratat e  Kurtit janë  kryesisht për përdorim të brendshëm, por ai duhet të jetë i kujdesshëm për të mos prishur dialogun, apo edhe për regresin e këtij procesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme