Petroviq: Shtëpia më është bërë si një stacion policor

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SLS-së, Slobodan Petroviq, që është sulmuar jo shumë kohë më parë nga një zyrtar i Listës Serbe, thotë se i duhet të jetojë në shtëpinë e tij sikur të ishte në stacionin policor.

Ai ka thënë se nuk e di se sa policë e ruajnë atë, por i ka falënderuar ata duke shtuar se po kujdesen mirë për sigurinë e tij, shkruan Gazeta Blic.

“Unë duhet të jetoj në shtëpinë time sikur të isha në stacion policor. Nuk e di se sa policë janë, por kjo është e domosdoshme tash për tash. Unë u jam falënderues këtyre njerëzve që për çdo ditë, gjatë gjithë ditës kujdesen për mua”.

“Ky është një rezultat i një politike të tillë dhe unë as nuk e kam pritur të jetë ndryshe sepse që atëherë u është lejuar një procedurë e tillë e cila fundja, ja ku na ka sjellë”, ka thënë Petroviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme