Prodhuesit e makinave rivale PSA Group dhe Fiat Chrysler Automobiles NV kanë njoftuar se bordet e tyre nënshkruan një marrëveshje për bashkimin e tyre, duke krijuar kompaninë e katërt më të madhe në botë të automjeteve.
Në një deklaratë të përbashkët, kompanitë thanë se grupi i ri do të drejtohet nga shefi ekzekutiv i PSA Group, Carlo Tavares dhe kryetari i Fiat Chrysler, John Elkann, përcjell Telegrafi.
Bashkimi 50-50, i cili ishte zbuluar në muajin tetor, pritet të gjeneroj të ardhura rreth 250 miliardë dollarë dhe të prodhoj 8.7 milionë makina në vit.
Kjo marrëveshje ka krijuar kompaninë automobilistike të katërt më të madhe me një vlerë të kombinuar të tregut me rreth 50 miliardë dollarë.
Kompanitë thanë që bashkimi do të kursej 5.4 miliardë dollarë në vit, të cilat do të investohen në rregulloret e reja për emetimin e gazrave.