Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA, Shtuni: Dikush duhet të jap përgjegjësi

Prishtinë | 14 Sht 2025 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta ndërprejnë dialog strategjik me Kosovën.

Ky vendim u kumtua të premtën nga Ambasada e këtij shteti në vendin tonë.Një hap i tillë i ShBA-së i ka shqetësuar tejmase opinionin në Kosovë, e sidomos qytetarët.

Për këtë në Klan Kosova foli njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Adrian Shtuni.

Shtuni tha se Shtetet e Bashkuara nuk hapin dialog strategjik me secilin vend.

“Të jemi të qartë për një gjë. Dialogu strategjik nuk hapet me këdo. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie diplomatike me 180 + shtete, dhekëtë dialogun strategjik e ka të hapur me 31 apo 32 vende nëse nuk gaboj”, tha Shtuni.

Ai theksoi se dikush duhet të japë përgjegjëse për këtë.

Të ngjashme