Janë pezulluar ndeshjet e Premier Leagues së Anglisë në futboll. Vendimi u mor të premten paradite për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Të enjten mbrëma trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u testua pozitiv për koronavirus. Të premten u njoftua se edhe lojtari i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është prekur nga coronavirusi.
Lojtarë të katër klubeve të Premier Leagues janë në vetizolim për shkak të koronavirusit.
Pezullimi është i vlefshëm deri më 3 prill.
Të premten janë suspenduar edhe ndeshjet e tri kategorive tjera të futbollit anglez, që i organizon EFL-ja. Bëhet fjalë për Championshipin, “League One” dhe “League Two”.