Pezullohet “Facebook”-u, një shtet i tërë pa akses në rrjetin më të madh social

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 11:49 | Nga

Një gjykatës i shtetit të Santa Catarina-s në jug të Brazilit ka urdhëruar pezullimin për 24 orë të rrjetit social në të gjithë vendin, me arsyetimin se nuk i është bindur një urdhri të prerë.

Sipas gjykatësit Renato Roberge, “Facebook”-u ka refuzuar të mbyllë një profil fals, i cili vinte në lojë një prej kandidatëve për kryetar bashkie në komunën e Joinville, veprim që ka shtyrë gjykatësin të marrë këtë masë, raporton JOQ.

Kjo nuk është hera e parë që “Facebook”-u pezullohet dhe mbyllet në Brazil. Ky shtet ka menduar disa herë që ta eliminojë përfundimisht dhe përgjithmonë eksesin e rrjetit social, por kanë qenë protestat dhe kërkesat e shumta të qytetarëve, ato që e kanë ndaluar këtë veprim.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme