Ministrja e Arsmit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahni, ka konfirmuar se do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet edhe ditën e nesërme.
Shahini përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se vendimi është marrur në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi.
“Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria.Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë privatin) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi”, ka thënë Shahini.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se ekipet po vijojnë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.
“Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara. Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka përfunduar Shahini.