Pezullohet nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë të QKUK-së

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Është pezulluar nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi.

Vendimi për pezullimin e Bekteshit është marr sot nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga Dr. Florim Zejnullahu, Dr. Nazmi Kolgeci, Zana Morina, Havushe Rexhepi dhe Jehona Vasolli.


Në arsyetim thuhet se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Bekteshit duke u bazuar në shkeljet e gjetura në raportin e auditimit të datës 27 tetor.

Komisioni Disiplinor ka vendosur që ndaj Bekteshit të shqiptohet masa për pezullimin e punës deri në një vendim tjetër.

Të ngjashme