Pezullohet vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.

Paparaci nga burimet  ka mësuar se vendimi nga gjykata është marrë sot dhe pritet të publikohet më së largu deri nesër.

Vendimi është marrë pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Këshilli Prokurorial në emër të gjyqtareve dhe prokurorëve.

Ky vendim pezullon vendimin e Qeverisë deri në zgjidhjen e kësaj çështje në ligjin për paga.

Me 23 nëntor qeveia kishte marr vendim për zvogëlimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

800 euro është vlera e zbritjes së pagës te shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, pasi Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.

Me vendim të Haradinajt ishte dyfishuar paga e tij dhe ishte rritur e zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë. Vendimi automatikisht prekte pagat në drejtësi. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në departament të përgjithshëm ishte bërë 1700 euro neto nga mbi 900 sa ishte deri më 2017.

Te zyrtarët e lartë në drejtësi, ulja e pagës kap vlera edhe më të larta.

Krerët e gjykatave dhe prokurorive themelore, zyrtarët në Kryeprokurorinë e Shtetit, ata në departamente të krimeve të rënda, përjetojnë zbritje edhe më të madhe se një mijë euro.

Të ngjashme